Me rastin e 12 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, në Pejë u promovua murali kushtuar Kartës Rinore Evropiane, një iniciativë e përbashkët e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe organizatave rinore të Pejës.
Në kuadër të këtij aktiviteti u prezantua edhe iniciativa e përbashkët me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për krijimin e Asamblesë së të Rinjve të Pejës, një hapësirë e re për pjesëmarrje, dialog dhe angazhim qytetar për të rinjtë në jetën e komunitetit.
Përmes artit, pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit, po krijojmë mundësi të reja, që të rinjtë të jenë pjesë aktive e zhvillimit të qytetit tonë dhe të kontribuojnë me idetë, energjinë dhe kreativitetin e tyre.
Urime 12 Gushti – Dita Ndërkombëtare e Rinisë!






