Kryetari i Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, priti në takim Komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Kolonel Giuseppe De Blasi.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Pejës dhe KFOR-it, si dhe për rëndësinë e bashkërendimit institucional në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Kryetari Muhaxheri shprehu mirënjohjen për vizitën dhe për bashkëpunimin e deritanishëm, duke uruar Kolonel De Blasin për detyrën e re dhe duke theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë.






