VAJZAT NË SPORT – NJË INVESTIM NË TË ARDHMEN!
Në Komunën e Pejës u mbajt konferenca e radhës në kuadër të projektit, ku Komuna e Pejës, si lidere e projektit, në bashkëpunim me LDA, me financim nga Bashkimi Evropian 🇪🇺, vuri në fokus një temë me rëndësi të veçantë:
MASOVIZIMIN E SPORTIT TË VAJZAVE!
Konferenca solli në vëmendje:
Përfshirjen e vajzave në sport;
Sportin shkollor dhe mundësitë për të rinjtë;
Rolin e prindërve në mbështetjen e talenteve;
Sfidat që shoqërojnë rrugëtimin sportiv;
dhe mbi të gjitha, storitë e suksesit të sportistëve që kanë filluar nga asgjëja!
TENISI – NJË HISTORI SUKSESI
Një shembull frymëzues ishte Aja Broqi, kampione ballkanike, e cila si folëse ndau përvojën e saj dhe rrugëtimin nga hapat e parë në sport deri te rezultatet në arenën ndërkombëtare. 🏆🌍
Në konferencë u diskutua edhe rëndësia e Turneut të 7-të Ndërkombëtar të Tenisit, si një mundësi për promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e sportit.
Sporti nuk është vetëm garë.
Është disiplinë, përkushtim, mbështetje, miqësi dhe besim në vete.
Kur shkolla, familja, institucionet dhe komuniteti bashkohen, talentet kanë më shumë mundësi të shndërrohen në histori suksesi.
Një vajzë që sot nis të stërvitet, nesër mund të jetë kampione!
Më shumë vajza në sport.
Më shumë mundësi.
Më shumë histori suksesi!
Financuar nga Bashkimi Evropian
Komuna e Pejës – LDA
DKRS – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport









