Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i njofton qytetarët, komunitetin letrar dhe të gjithë dashamirësit e artit e të kulturës se nga data 6 deri më 10 tetor 2026, në Pejë mbahet Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Peja”.
Festivali sjell një program të pasur me veprimtari letrare dhe kulturore, duke bashkuar autorë, poetë, studiues, krijues të rinj dhe dashamirë të letërsisë nga Kosova dhe më gjerë.
PROGRAMI I FESTIVALIT:
6 TETOR, E MARTË
Ora 17:00
Galeria e Arteve
Hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Peja”;
Lexime poetike nga poetët e Pejës;
Promovimi i librit të autores Naxhije Berbati Kastrati.
7 TETOR, E MËRKURË
Ora 11:00
Qendra Rinore “Dardania”;
Konkursi i Poezisë për Autorë të Rinj;
Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të Pejës;
Vlerësimi i krijimeve nga komisioni profesional;
Ndarja e çmimeve dhe mirënjohjeve.
8 TETOR, E ENJTE
Ora 17:00
Galeria e Arteve
Diskutim me autorë, studiues dhe krijues letrarë;
Tema: “Roli dhe ndikimi i grave në letërsi”.
Ora 19:00
Muzeu i Pejës
“Nata në Muze”
Diskutim letrar me autorë vendorë dhe ndërkombëtarë;
Performancë me muzikë artistike nga SHKA “Halit Kasapolli”.
9 TETOR, E PREMTE
Ora 16:00
Galeria e Arteve
Promovime të librave nga autorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë;
Deklamime poetike nga krijimtaria e Azem Shkrelit;
Promovimi i librit “Mos i kallxo harrimit”, nga autorja Naime Beqiraj.
Ora 17:00
Muzeu i Pejës
Promovimi i librit “Dhjetë ditët e mia të tejpashme”, nga autorja Rozafa Shpuza.
10 TETOR, E SHTUNË
Ora 13:00
Hotel Dukagjini
Ceremonia përmbyllëse e Festivalit;
Ceremonia përmbyllëse e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Peja”.
Ndarja e Çmimit Ndërkombëtar “Azem Shkreli”.
Komuna e Pejës fton qytetarët, komunitetin letrar dhe të gjithë të interesuarit, që t’i bashkohen këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor, i cili synon të promovojë letërsinë, krijimtarinë artistike dhe bashkëpunimin kulturor ndërmjet autorëve dhe krijuesve nga vendi dhe jashtë tij.
Mirë se vini në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë “Peja”!