Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës ka përgatitur programin e aktiviteteve kulturore dhe artistike në kuadër të manifestimit “Vello e Nëntorit 2026”.
Gjatë këtij manifestimi, qytetarët do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, teatrore dhe përkujtimore, të cilat do të zhvillohen nga data 15 deri më 28 nëntor 2026.
Agjenda e aktiviteteve:
15 Nëntor
Ora 11:00
Vendosja e Marrëdhënieve të Binjakëzimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe qytetit të Indio-Kaliforni-SHBA.
Vendi: Kabineti i Kryetarit.
23 Nëntor
Ora 19:00
Premierë – Shfaqja teatrale “Ekspozita”,
Teatri Profesionist i Qytetit “Istref Begolli”.
Regjisor: Agon Myftari.
Vendi: Galeria e Arteve.
24 Nëntor
Ora 19:00
Shfaqja teatrale “Ekspozita”,
Teatri Profesionist i Qytetit “Istref Begolli”.
Regjisor: Agon Myftari.
Vendi: Galeria e Arteve.
25 Nëntor
Ora 19:00
Shfaqja teatrale “Ekspozita”,
Teatri Profesionist i Qytetit “Istref Begolli”.
Regjisor: Agon Myftari.
Vendi: Galeria e Arteve.
26 Nëntor
Ora 10:00
Benefitet e mësimit gjatë gjithë jetës dhe politikat lokale.
DVV Internacional dhe Komuna e Pejës.
Vendi: Kuvendi Komunal.
27 Nëntor
Ora 19:00
Ekspozitë Artistike Premierë.
Autor: Arben Golemi.
Kurator: Helidon Haliti.
Vendi: Galeria e Arteve.
28 Nëntor
Ora 10:00 – Ceremonia Solemne e Ngritjes së Flamurit.
Vendi: Parku i Paqes “Ibrahim Rugova”.
Ora 10:30 – Akademi Përkujtimore Kushtuar Heroit të Kombit Sak Faslia – Bajraktarit të Rugovës.
Vendi: Kinoteatri “Jusuf Gërvalla”.
Ora 12:00 – Zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit Sak Faslia – Bajraktarit të Rugovës.
Vendi: Rruga “Nazmi Lukaj”, te Mulliri i Haxhi Zekës.
Ora 19:00 – Koncert Solemn.
Repertuari Arbanas nga Zara e Kroacisë, Dina e’Mel dhe Kori i Fakultetit të Arteve Pejë.
Vendi: Kinoteatri “Jusuf Gërvalla”.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e aktiviteteve të parapara dhe të festojmë së bashku 28 Nëntorin!
Gëzuar 28 Nëntorin!