Komiteti për Komunitete në Komunën e Pejës do të mbajë mbledhjen e IX-të për vitin 2026, të hënën, më datë 23.11.2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Komitetit për Politikë dhe Financa.
RENDI I DITËS:
1.Aprovimi i rendit të ditës;
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Komitetit për Komunitete, të mbajtur më 23.10.2026;
3.Shqyrtimi i raportit të Zyrës për Kthim dhe Komunitete;
4.Shqyrtimi i raportit të Drejtorisë së Administratës;
5.Të ndryshme.
