Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Komuna e Pejës u prezantua në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kosovës në Izmir – Edicioni 2026”, duke promovuar vlerat e saj kulturore, trashëgiminë e pasur, resurset turistike dhe bukuritë e shumta natyrore.
Në këtë prezantim, theks i veçantë iu kushtua Shtegut Kulturor dhe potencialeve, që ofron Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe pasurisë kulturore e turistike, që e karakterizojnë Pejën, si një nga perlat e pjesës perëndimore të Republikës së Kosovës.
Mirënjohje të veçantë për Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, z.Cemil Tugay për ftesën, mikpritjen dhe mundësinë e ofruar për prezantimin e vlerave të Komunës së Pejës në këtë aktivitet.
Bashkëpunimi, promovimi i vlerave tona dhe miqësia ndërmjet popujve janë ura të rëndësishme, që forcojnë lidhjet dhe hapin mundësi të reja bashkëpunimi.



