Teatri Profesionist “Istref Begolli” në Pejë sjell para publikut premierën e shfaqjes teatrale “Ekspozita”, me autor Václav Havel dhe regji të Agon Myftarit.
Premiera do të jepet të hënën, më 23 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Galerinë e Arteve në Pejë.
Reprizat e shfaqjes do të mbahen më 24 dhe 25 nëntor 2026, nga ora 19:00, në Galerinë e Arteve në Pejë.
Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Agon Bala, Fitore Broqi dhe Luan Daci.
Ekipi realizues përfshin profesionistë të fushave të ndryshme artistike dhe teknike. Skenografia është realizuar nga Mentor Berisha, kostumografia nga Samka Ferri, ndërsa asistent i regjisorit është Blend Sadiku.
Producentе e shfaqjes është Krenare Luta Radoniqi.
Shfaqja “Ekspozita” është pjesë e agjendës së aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të programit kulturor “Velloja e Nëntorit 2026”, që organizohet me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Komuna e Pejës fton të gjithë dashamirët e artit, që të marrin pjesë në premierën dhe reprizat e shfaqjes “Ekspozita”.



