Biblioteka “Azem Shkreli” në Pejë organizon promovimin e librave dhe bashkëbisedimin me autoren Ana Tisi, në një takim letrar kushtuar librit, përrallës dhe tregimit.
Gjatë këtij aktiviteti do të prezantohen librat për fëmijë, ndër të cilët “Ema e vogël mbi pulëbardhë” dhe “Përrallat e Ana Tisit”, të cilat sjellin para lexuesve botën e pasur të imagjinatës, përrallave dhe tregimeve.
Takimi do të mbahet të martën, më 24 nëntor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në ambientet e bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim letrar dhe të bëhen pjesë e bashkëbisedimit me autoren.
