Në Komunën e Pejës u mbajt konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Taksën e Akomodimit, i organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Zyrën për Informim Publik.
Konsultimi u udhëhoq nga drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, z.Meriton Fetaj, ku të pranishmit patën mundësinë të njihen nga afër me përmbajtjen e draft-rregullores, si dhe të paraqesin komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me këtë dokument.
Gjatë diskutimit u trajtuan çështje që lidhen me zbatimin e taksës së akomodimit, ndërsa kontributet e pjesëmarrësve do të shqyrtohen dhe do të merren parasysh në procesin e finalizimit të draft-rregullores.



