Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të Misionit të OSBE-së në Pejë, z.Cristiano Barale.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Pejës dhe Misionit të OSBE-së, si dhe për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e proceseve demokratike në nivel lokal.
Të dyja palët vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë në funksion të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve.





