Në Kuvendin Komunal të Pejës u mbajt një takim me temën “Benefitet e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe politikat lokale”, i organizuar nga DVV International, në bashkëpunim me Komunën e Pejës.
Në këtë takim morën pjesë Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka dhe Prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, znj.Vjosa Hajdari.
Gjatë takimit u trajtua rëndësia e të mësuarit gjatë gjithë jetës, përfitimet që sjell, si dhe roli i institucioneve lokale në krijimin e mundësive për arsimim, aftësim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Po ashtu, u shkëmbyen ide dhe qëndrime lidhur me politikat lokale, që mbështesin të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe nxisin përfshirjen e qytetarëve në proceset e edukimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.








