Në sallën e Kuvendit të Komunës së Pejës u mbajt mbledhja e IX-të e rregullt për vitin 2026.
Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit, z.Rexhep Kurtbogaj, në prani të Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe anëtarëve të Kuvendit, ku u shqyrtuan pikat e përcaktuara në rendin e ditës.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan pikat e mëposhtme:
1.Aprovimi i rendit të ditës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 27.10.2026.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i normës tatimore për tatimin në pronë në Komunën e Pejës, për vitin 2027.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës – 2027.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i Kalendarit të takimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
6.Rishqyrtimi i Vendimit Nr. 88/2026 mbi Kompensimin e Komiteteve Konsultative, sipas kërkesës së MF-së, me nr. prot. 1924-1/26, datë 08.10.2026.
7.Rishqyrtimi i Vendimit Nr. 91-2026 mbi Kompensimin e anëtarëve të KKSB-së, sipas kërkesës së MF-së, me nr. prot. 1923-1/26, datë 08.10.2026.
8.Rishqyrtimi i Vendimit Nr. 92-2026 mbi Kompensimin e Kryetarëve të Këshillave Lokale, sipas kërkesës së MF-së, me nr. prot. 1925-1/26, datë 08.10.2026.
9.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Vjetor të Punës së KKSB-së për vitin 2027.
10.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës mbi Draft Planin Paraprak Vjetor të Prokurimit Publik për vitin 2027 në Komunën e Pejës.
11.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.
12.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.





