Drejtoria për punë komunale dhe shërbime teknike në bazë të kompetencave dhe mundësive që ka është drejtori që merret kryesisht me rregullimin, mirëmbajtjen dhe kujdesin e infrastrukturës dhe sipërfaqeve publike. Në organizimin e vet kjo drejtori ka 11 punëtorë dhe është e ndarë në dy sektore.
– Sektorin e punëve Komunale dhe
– Sektorin e shërbimeve teknike
Sektori i punëve komunale numëron 4 punëtorë, ku kryesisht merren me:
– Shërbimet në kërkesat e qytetarëve të cilët i drejtohen shërbimit lidhur me gërmimin e sipërfaqeve publike për raste të ndryshme siç janë, kyçja në ujësjellës, kanalizim, KEK, PTK dhe të tjera.
– Kujdesi për vendosjen e reklamave, panove reklamuese në sipërfaqe publike për reklamime të prodhimeve vendore dhe te ndryshme.
– Kujdesi për mirëmbajtjen e pastërtisë nga mbeturinat e ngurta në sipërfaqe publike.
– Pastrimi i pikave mbledhëse të ujit atmosferik, ujëmbledhës në rrugë dhe basene sendimentuese.
– Mirëmbajtja dhe pastrimi i kanaleve të hapura.
– Mirëmbajtja e rrugëve në gjendje të pastër ( larja, fshirja dhe spërkatja e rrugëve ).
– Mirëmbajtja e banesave dhe objekteve komunale.
– Mirëmbajtja dhe kujdesi për varrezat.
– Mirëmbajtja dhe kujdesi për sipërfaqe gjelbëruese si dhe mundësia e krijimit të sipërfaqeve të reja.
Sektori i shërbimeve teknike
Në këtë sektor janë të angazhuar 6 punëtorë ku bëjnë përcjelljen e punëve.
– Planifikimi buxhetor për vitin fiskal
– Përgatitja e dokumentacionit përcjellës për projekte që do të realizohen.
– Mbikëqyrja e projekteve te infrastrukturës deri në dorëzim për pagesë.
– Mirëmbajtja e rrugëve në gjendje të rregullt gjatë sezonit dimëror dhe veror.
– Mirëmbajtja dhe kujdesi që ndriçimi publik të jetë sa ma funksional.
– Mirëmbajtja e shenjave te komunikacionit në mënyrë që rrugët të jenë të sinjalizuara.
– Hartimi i programeve të reja për funksionalizim sa ma të mire të komunikacionit.
– Hartimi i programeve dhe kujdesi për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët.
– Ndërtimi i kanalizimeve fekale për largimin e ujërave të zeza.
– Hartimi i strategjisë për trajtimin e ujërave të zeza.