Komunës së Pejës, i aprovuar më datën 15 shkurt 2010 nga Kuvendi Komunal.
Drejtorati për Çështje pronësore-juridike është përgjegjëse për:
Zhvillimin e procedurave të shpronësimit të tokave në pronësi private në interes publik komunal.
Zhvillimin e procedurës së shpronësimit gjegjësisht anulimit të aktvendimeve të plotfuqishme mbi shpronësim në rastet kur plotësohen kushtet ligjore . Përgatitjen e aktvendimeve dhe konkluzioneve mbi bartjen e të drejtës të shfrytëzimit të tokave ndërtimoret.
Zhvillimin e procedurës për kompensim të tokave të shpronësuara dhe dhënien në posedim shfrytëzuesve te ri.
Zhvillimin e procedurës të ndarjes se lokaleve afariste ne komunën e Pejës të dhëna me qera si dhe nxjerrjen e aktvendimeve për persona fizik e juridik te cilëve u ndahen në shfrytëzim trojet ndërtimore, lokalet afariste, dhe objektet tjera në interes të përgjithshëm lidhur me qarkullimin e patundshmërive .
Ekzekutimin e aktvendimeve të plotfuqishme në lidhje me uzurpimet në vend të ngjarjes, si dhe kryen punë të tjera te përcaktuara me ligj.
Në Drejtoratin për Çështje pronësore-juridike aktualisht janë të angazhuar Drejtori dhe tre (3) zyrtar për çështje pronësore juridike.