Ujëvara Drini i Bardhë Bukuri natyrore dhe atraksion turistik i komunës së Pejës padyshim është “Ujëvara e Drinit të Bardhë”. Ajo është një nga ujëvarat më spektakolare të Kosovës, e cila vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit. Burimi i Drinit të Bardhë është një nga burimet më të rëndësishme të Kosovës dhe një nga burimet, që furnizon qytetin e Pejës me ujë të pijes. Vlenë të theksohet se me ujin e këtij burimi prodhohet edhe “Birra Peja” e njohur për kualitetin e lartë të saj. 
“BUKUROSHJA E FJETUR” Shpella e Radacit gjendet afër ujëvarës së Drinit të Bardhë. Shtrihet në pjesën verilindore të vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna. Shpella është e thelluar në shkrepa, të cilët e përbëjnë majen e Rusolisë me lartësi mbidetare 2381 m ndër, të cilën shtrihet fusha e Drinit të Bardhë. Me vetitë e veta morfologjike është e radhitur me disa degë dhe galeri, salla, korridore dhe kanale. Formimi i shpellës është i lidhur me evolucionin hidrologjik të pjesës perëndimore të krasit gëlqeror të majës së Rusolisë. Rrjedha nëntokësore ka formuar kanale më të mëdha, të cilat janë ndërtuar në kohën e para Levantit, kanalet më të mëdha të shpellës janë krijuar në kohën e liqeneve më të ulëta kur është formuar galeria e dytë e shpellës. E pasuruar me dekorime prej çfarëdo shpelle në shkrepat e këtij territori, shpella e Radacit me lidhjet e shumta të kanaleve nëntokësore, galerive të lehta për ecje, kushteve dhe vetive mikroklimatike, paraqet një objekt mjaft tërheqës turistik. Tani kjo shpellë ëshrtë e hapur për vizita gjatë gjithë vitit.
Shkarko Broshuren KËTU
