Kjo Drejtori është përgjegjëse për: Inspektimin e objekteve të ndërtimit,kolektive, private, afariste, kanalizimit, ujërave fekale, Inspektimin në fushën e Sanitarisë Inspektimin në fushën e veterinarisë, Inspektimin në fushën e mbrojtjes së ambientit, Inspektimin e veprimtarive afariste ekonomike dhe bizneseve të ndryshme, Inspektimin e shërbimeve komunale (rrugëve, shesheve, parqeve, varrezave të qytetit, përcjelljen e trafikut të Auto – taxive, Kombi –Taxi, Autobusëve dhe automjeteve për transport, reklamave të ndryshme të bizneseve etj.). Inspektimin e pronave ku sigurohet zbatimi ligjeve të pronës dhe po ashtu edhe të ligjeve dhe të rregulloreve tjera që janë lidhur me sistemin e pronës, Inspektimin e kushteve të punës dhe kryerja e punëve tjera inspektuese konform ligjeve në fuqi.