Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Financial reports
illustrative budget of the Municipality of Peja
Minutes
Monthly reports
Preambula
Sherbimet
The call for Assembly
Uncategorized
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Financial reports
illustrative budget of the Municipality of Peja
Minutes
Monthly reports
Preambula
Sherbimet
The call for Assembly
Uncategorized

The City of Peja

Historia, kultura, tradita, pasuritë natyrore, pozita e shtrirjes, ambienti i mbrojtur, tokat pjellore etj., janë këto elemente që e identifikojnë qytetin e Pejës si qytet turistik, i cili vizitohet gjatë tërë vitit nga vizitorët e vendeve të ndryshme. Qyteti ka një histori mjaft të vjetër dhe veçohet në Kosovë, si qytet turistik. Shënimet e ndryshme tregojnë ekzistencën e këtij qyteti në mënyrë të organizuar qysh nga kohërat ilire, po ashtu Peja përmendet si njëri ndër qytetet kryesore edhe rrugë lidhëse e karvaneve të shumta tregtare, që kanë udhëtuar nga Venediku dhe Raguza (Dubrovniku i vjetër). Ta vizitosh Pejën do të thotë të shtegtosh nëpër kohëra të ndryshme, duke filluar nga kohërat ilire, bizantine, otomane, luftërat botërore e deri në ditët e sotme d.m.th. gjatë vizitave që do t’ia bëni këtij qyteti, do të hasni në gjurmë të objekteve të ndryshme historike, që kanë mbetur nga kohërat e ndryshme. Edhe pse gërmadhat janë mbuluar dhe nuk janë bërë hulumtime arkeologjike ende mund të fillohet me historinë ku qyteti i Pejës ka qenë i shtrirë në periudhat ilire ( ndërsa gurët e gjetur mund të shihen në muzeun etnografik), pastaj vizita objekteve religjioze, si xhamitë dhe kishat katolike e ortodokse, teqetë, Hamami i Haxhi Beut, Mulliri i Haxhi Zekës, kullat në Pejë të ndërtuara nga guri, shtëpitë e vjetra qytetare, kultura e veshjes dhe traditat e vjetra të banorëve, punët artizanale etj. Përveç shtegtimit kulturor, që ofron Peja ka pasuri të mëdha natyrore, e cila e rrethon në pjesën veriperëndimore dhe gjendet vetëm 1 km larg nga qendra e qytetit. Pasurinë më të madhe e përbën regjioni malor i Rugovës ku gjenden Gryka e Rugovës, Lumbardhi, liqenet në lartësi, prej 1860 m, shpellat, burimet e shumta, si dhe ujëvarat përgjatë grykës, pasuria e florës dhe faunës, majat malore mbi 2000 m etj., të cilat u ofrohen për shfrytëzim vizitorëve. Një nga atraksionet kryesore të qytetit të Pejës është edhe Ujëvara e Drinit me gjatësi prej 30 m, e cila vizitohet gjatë tërë vitit nga vizitorët e shumtë vendor dhe të huaj, e cila është pjesë e sistemit të vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna.  

OBJEKTET KULTURO – HISTORIKE Në qytetin e Pejës dhe rrethinës gjendet një numër i madh i objekteve kulturo-historike, të cilat shprehin kulturën dhe traditën e kësaj komune, që nga kohërat ilire e deri në ditët e sotme. Ekzistojnë shumë objekte me vlera historike, siç janë: kullat e gurit, shtëpitë e vjetra, objektet religjioze, siç janë: xhamitë, kishat katolike dhe ortodokse, teqetë, pastaj hamami i Haxhi Beut, mulliri i Haxhi Zekës, kompleksi i Çarshisë së Vjetër, si dhe objekte të tjera që qytetit të Pejës i japin një histori të vjetër të zhvillimit në periudha të ndryshme kohore. Janë të gjitha këto objekte që karakterizohen me ndërtime arkitektonike nga mjeshtërit e kohërave të vjetra, të cilët kanë punuar ndërtime nga guri dhe druri. Prandaj, është e pashmangshme që të vizitohet qyteti i Pejës e të mos kalohet nëpër pika interesante, që të dërgojnë në kohëra të ndryshme.

 

 

 

 

KULTURA DHE TRADITA Zhvillimi i hershëm i këtij qyteti ka ndikuar edhe në zhvillimin e kulturës dhe traditës së vjetër, duke u bartur nëpër kohëra deri në ditët e sotme. Veshja tradicionale është njëra nga motivet, që është ruajtur në mënyrë origjinale dhe vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme. Karakterizohet me ngjyrat bardhë e zi tek gjinia mashkullore, ndërsa tek gjinia femërore dominon edhe ngjyra e kuqe. Është mjaft e rëndësishme të përmendet edhe ruajtja e traditës së martesave në stilin e vjetër e që ende aplikohen, rendi dhe rregulli shtëpiak dhe mënyra e sjelljes në shtëpi, vallja tradicionale, përgatitja e ushqimeve tradicionale, kultura dhe tradita tjera.

 

 

 

ARTIZANATET
Qyteti i Pejës njihet qysh nga kohërat e hershme, si qytet tregtar dhe artizanal. Artizanatet më të njohura janë: argjendaria, punimi i qelesheve, farkëtaria, saraçët etj. Pra, ka një numër të madh të artizanateve, që janë punuar me një përkushtim të madh nga mjeshtërit, të cilët punën e tyre e kanë bartur brez pas brezi deri në ditët e sotme.

HOTELERIA DHE GASTRONOMIA Tradita shumëvjeçare e këtij qyteti që ka pasur në lëmin e turizmit ka ndikuar që të ketë një numër të objekteve hoteliere, të cilat ofrojnë kushte të mira për akomodim dhe relaksim. Gastronomia është po ashtu një ndër elementet kryesore, që e veçojnë këtë qytet për nga mjeshtëria dhe tradita e të përgatiturit. Mund të shijoni ushqimin tradicional, i cili ofrohet në restorantet, që gjenden në pjesët më të bukura të qytetit, ku mbretëron qetësia dhe gjelbërimi rreth jush.  NATYRA DHE AMBIENTI Komuna e Pejës njihet si qytet ekologjik me më se 70% të sipërfaqes të mbuluar me gjelbërim. Është regjioni malor i Rugovës , i cili e përbën pjesën më të madhe me gjelbërim, duke përfshirë mbi 52% të sipërfaqes dhe njëherit njihet edhe si freskia e qytetit të Pejës. Ka atraksione, bukuri dhe pasuri të shumta natyrore, duke u nisur nga Gryka piktoreske e Rugovës, lumenjtë, liqenet në lartësi prej 1860 m, burimet ujore, ujëvarat, shpellat, si dhe shumëllojshmëria e florës dhe faunës. Po ashtu, brenda qytetit, pothuajse në çdo kënd, ekzistojnë oazat e gjelbëruara, të cilat ia shtojnë bukurinë qytetit, mbajnë ajrin e freskët dhe mundësojnë relaksimin e qytetarëve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Financial reports
illustrative budget of the Municipality of Peja
Minutes
Monthly reports
Preambula
Sherbimet
The call for Assembly
Uncategorized
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
acf-taxonomy
Public calls
Filter by category
Financial reports
illustrative budget of the Municipality of Peja
Minutes
Monthly reports
Preambula
Sherbimet
The call for Assembly
Uncategorized