Peja ka vazhduar me aktivitete te shumta kulturore dhe inauguruese për nder të Ditës se Çlirimit 16 qershorit.
Në vazhdën e aktiviteteve është bërë inaugurimi i rrugës në fshatin Ruhot dhe rrugës në fshatin Rashiq të kryera nga Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Publike.
Ne sallën e Asamblesë Komunale kryetari Berisha dhe Drejtori i Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në kuadër të projektit Peja e Pastër shpërblyen Shkollën me të pastër,Lagjen me të pastër dhe tre shkrimet më të mira për ruajtjen e ambientit nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Pejës.
Në B.T “Kristal” është bërë inaugurimi i Ambulancës moderne ku qytetarëve të atij lokaliteti do tu ofrohen shërbime mjekësore me efikase.
Ne qendër të qytetit terë ditën nuk është ndalur muzika dhe vallja,aty në qendër është bërë edhe promovimi i veshjeve popullore, ushqimeve tradicionale dhe i valleve tradicionale, të gjitha këto i ka shpallë të hapura kryetari Berisha me bashkëpunëtor dhe ne prezencën e qytetarëve të shumtë qe kishin dalë për të festuar.
Festa vazhdoj edhe ne mbrëmje ku filloj koncerti i madh me këngëtarë dhe artist nga viset shqiptare.