Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 16 Qershor – Ditën e Çlirimit të Pejës, Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Sportin Shkollor në Pejë organizojnë Cross 2025 – Vrapimin tradicional të qershorit, për vajza dhe djem, më datë 02.06.2025, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu”.