Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Vranina” Sh.p.k., Gllavaçicë, Komuna Pejë, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për zgjerimin e zonës së eksploatimit të inerteve në lokalitetin Gllaviçicë, Pejë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 02.04.2026 në ora 11:00 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Zef Serembe”, fshati Gllaviçicë, Komuna Pejë, do të organizohet debat publik nga Kompania “Vranina” Sh.p.k., Gllavaçicë, Pejë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
Meeting ID: 701 265 1943
Passcode: 123456
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Vranina” Sh.p.k., Gllavaçicë, Pejë, për Pëlqim Mjedisor për zgjerimin e zonës së eksploatimit të inerteve në lokalitetin Gllaviçicë, Pejë.
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.