Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Pejë njofton se pas një procesi të rregullimit të dokumenteve, filluam punët në terren për ndërtimin e Shtëpisë Bjeshkatare “Gjeravica 1928”.
Ky projekt është edhe një hap me tutje në krijimin e Pejës destinacion turistik dhe qytet të bjeshkatarisë ndërsa një pjesë e hapësirës do të shërbej për interpretim të historisë së bjeshkatarisë së Pejës dhe Kosovës.
Ky është një lajm i mirë sepse pas projektit të digjitalizimit të arkives së shoqatës Gjeravica 1928,tani po vazhdojmë me projektin e radhës në ndërtimin e shtëpisë dhe hapësirës për interpretim të bjeshkatarisë.
Në vendosjen e gurëthemelit nga Institucionet e Komunës së Pejës ishin:Nënkryetari i Komunës së Pejës z. Fatmir Asllani, Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik z.Nasret Hajrizi, Kryetari i Shoqatës Gjeravica z. Zejnullah Luta, Kryetari i Federatës së Bjeshkatarisë dhe ngjitjes sportive z. Arianit Nikçi si dhe anëtar tjerë të shoqatës Gjeravica 1928.
Përfundimi i punës dhe përurimi i këtij projektit pritet të jetë muaji tetor, në ditën kur do të mbahet Asambleja gjenerale e UIAA në Pejë, e ku do të marrin pjesë 100 shtete nga e gjithë bota.