Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të partneritetit mes palëve të përfshira: Komunës së Pejës dhe OJQ-ve, Syri i Vizionit,Era dhe Rugova Experience përfitueseve të nën-grandeve,për implementimin e projektit te Komisionit Evropian.
Një prezantim të shkurtër rrethe këtij projekti e bëri menagjeri Naser Kurbogaj i cili tha se Projekti “Dukagjini and Rugova Valley Access Action Program” është projekt i financuar nga Komisioni Evropian i cili do të implementohet nga Komuna e Pejës në partneritet me Komunën e Deçanit dhe Junikut.
Objektivi kryesor i projektit është nxitja e Zhvillimit ekonomik regjional me nje koncentrik direkt në shtyllën e turizmit që është njëra prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik regjional në rrafshin e Dukagjinit.
Synimet do të arrihen përmes zhvillimit të shtigjeve aventureske dhe edukative,shtigjeve të çiklizmit,shtigjeve kulturore,ku do të krijohen kushte me te mira kreative për qytetarët dhe turistet.
Pas nënshkrimit të kontratave me palët implementuese të projektit të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Bordit Naim Sahiti i cili e shpjegoj rendësin e projektit dhe falënderoj KE dhe komunën e Pejës për bashkëfinancim.
Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të partneritetit mes palëve të përfshira: Komunës së Pejës dhe OJQ-ve, Syri i Vizionit,Era dhe Rugova Experience përfitueseve të nën-grandeve,për implementimin e projektit te Komisionit Evropian