Në bazë të njoftimeve të Drejtoratit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim me datën 20.05.2011 familja Dreshaj nga Peja kanë lajmëruar zhdukjen e kryefamiljarit të tyre Ilmi Dreshaj, 74 vjeçar , nga Peja, lagja e Puhovcit.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mobilizuar menjëherë Shërbimin e Shpëtimit dhe njëkohësisht ka ftuar njësitin e zhytësve nga Komuna e Gjakovës. Tri ditë radhazi këto njësi kanë bërë kërkime të pareshtura por nuk e kanë gjetur personin në fjalë.
Me datën 25.05.2011 është kontaktuar me Organizatën Joqeveritare “TROFTA” nga Peja dhe në orët e para të mëngjesit 20 peshkatar së bashku me Shërbimin e Shpëtimit të njësitit të SHZSH të udhëhequr nga Haxhi Neziraj pas ndarjes së detyrave kanë filluar serish kërkimin i cili ka rezultuar i suksesshëm, sepse rreth orës 11:00 është gjetur kufoma ne Lumin e Bardhë të fshati Qyshkë.
Kufoma është gjetur nga Ekipi i Shërbimit të Kërkimit të Zjarrëfiksave të DKMSH në Pejë.