Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për të shënuar 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Pejës, Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Kosovës, në Galerinë e Arteve në Pejë kanë organizuar hapjen e ekspozitës “Përpjekja e Artë – Rrugëtimi i Xhudos në Lartësimin e Kosovës”, me kurator z.Berat Bajrami.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka, Ju uroi mirëseardhje në Galerinë e Arteve në Pejë kryemjeshtrit dhe trajnerit më të mirë në planetin Tokë, z.Driton Kuka, “Qytetarit të Nderit” në Komunën e Pejës, z.Timo Flloko, regjisores së njohur, znj.Vera Grabocka,
Kryetarit të qytetit Potsdam, z.Mike Schuber, Majlindes, Distrias, Norës, të cilat na e zbardhën fytyrën dhe për këto vajza është realizuar kjo ekspozitë kolosale dhe gjithë kjo përpjekje e artë ka shumë fragmente për të kujtuar dhe do të mbetet historia më krenare, që ka zhvillimi i qyteti të Pejës, sepse këto fotografi bartin në vete shumë histori, sfida, kujtime dhe krenari, ku çdo gjë ka filluar në Komunën e Pejës.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i ndau mirënjohje falënderimi Kryetarit të qytetit Potsdam, z.Mike Schuber për miqësinë e përhershme me Gjermaninë dhe popullin gjerman.
Kryemjeshtri botëror, z.Driton Kuka theksoi s’e ekspozitën e parë e kemi pas në Prishtinë, por gjithmonë zemra rrah më fortë në vendlindje. Është një rrugëtim interesant me disa foto të fëmijërisë sime për të vazhduar me fotot e para dhe pas luftës, ku ajo ëndrra ime e ndalur në gjysmë është realizuar në lagjen tonë, pra është nis dhe është përfundu këtu, ku sot i kemi ne mesin tonë tri vajza kampione olimpike, prandaj kjo e bën storjen e suksesit tonë të veçantë. Po ashtu, i përshëndes Ekipin Drejtues nga Shkolla Sportive Olimpike e Potsdam nga Gjermania, përkatësisht Kryetarin e qytetit Potsdam, z.Mike Schubert, ku ekipi i xhudos i kësaj shkolle janë mysafirë në Pejë dhe të cilët do të fillojnë bashkëpunimin me ne, të cilët në 50 vitet e fundit kanë fituar 178 Medalje Olimpike. Një falënderim të veçantë e kam për Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka dhe shpresojmë, që kjo ekspozitë do të përsëritet.