Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur Konsultimi Publik për Draft-Rregulloren për Transparencë të Komunës së Pejës dhe Planin e Veprimit për Transparencë 2025-2029.
Konsultimi Publik është organizuar nga Komuna e Pejës, përkatësisht Kabineti i Kryetarit, Kuvendi i Komunës së Pejës dhe Zyra për Informim Publik.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj i përshëndeti të pranishmit, të cilët i njoftoi për Draft-Rregulloren për Transparencë të Komunës së Pejës dhe Planin e Veprimit për Transparencë 2025-2029.
Nga të pranishmit pati komente dhe sugjerime, të cilat do të adresohen në procesverbal.