Në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur Konsultimi Publik për Draft-Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Komunën e Pejës 2026-2030.
Konsultimi Publik është organizuar nga Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Zyra për Informim Publik.
Për Draft-Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Komunën e Pejës 2026-2030 kanë folur Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, z.Nasret Hajrizi dhe ekspertja, znj.Sytrime Dervisholli.
Nga të pranishmit pati komente dhe sugjerime, të cilat do të adresohen në procesverbal.