Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport organizoj një takim prezantues me mediat e shkruara dhe ato elektronike rreth organizimit të Manifestimit Takimet letrare-Azem Shkreli,format dhe sfidat e organizimit. Drejtoresha e DKRS Shpresa Gjonbalaj shpalosi programin e Këshillit Organizues dhe prezantoj orarin e aktiviteteve:
Ftoheni të merrni pjesë në edicionin e 9 (nëntë) të Manifestimit “ Takimet letrare Azem Shkreli”.
Aktivitetet organizohen më dt. 24 Maj 2011(e martë) në Pejë.
Manifestimi mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Pejës Dr. Ali Berisha
PROGRAMI
10:00 – Orë letrarë- me poetët e rinj të Shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Pejës
(në Shkollën e ulët të Muzikës)
11:30 -Tribunë Tematike “ Komunikimet ndër shqiptare në fushën e botimeve dhe letërsisë”
(salla e Asamblesë Komunale)
Referues:
– Akademik Mehmet Kraja -Prishtinë
– Prof.dr. Agron Tufa-Tiranë
– Shkrimtari dhe publicisti- Sejdi Berisha – Pejë
– Shkrimtari dhe publicisti – Kim Mehmeti- Shkup
– Debat rreth temës boshte
14:00 -Manifestimi qendror ( Teatri Istref Begolli -Pejë )
– Hapja e Manifestimit “Takimet letrare Azem Shkreli 2011“
– Fjala përshëndetëse e kryetarit të Komunës dr.Ali Berisha
– Deklamimi i poezive nga Shkrimtarë të dëshmuar të krijimtarisë letrare
– Program artistik
– Ndarja e çmimit “Takimet letrare A. Shkreli 2011“ dhe Çmimi “Bulëzat”
15:30-Koktej i përbashkët- në Foajeun e Teatrit “I.Begolli
Këshilli organizues