Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin kulturor kushtuar ditëlindjes së poetit Azem Shkreli, përmes dramës artistike “Dialog me Azem Shkrelin”, një bashkëbisedim simbolik me mendimin dhe veprën e tij letrare.
Aktiviteti do të mbahet në Qendrën Kreative “Dukagjini”, më 10 shkurt 2026, nga ora 12:00.
Dramë nga nxënësit e SHFMU “28 Nëntori”.
Mendime dhe reflektime nga publiku: “Një fjali për Azem Shkrelin”.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e një dialogu të gjallë me fjalën dhe trashëgiminë e poetit tonë të madh.
