Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, Biblioteka “Azem Shkreli”, nën përkujdesjen e DKRS-së në Pejë, organizon aktivitetin letrar-artistik: “Zbulimi i Yjeve të Poezisë”.
Ky aktivitet synon të promovojë krijimtarinë poetike te nxënësit, të nxisë dashurinë për leximin dhe të mbështesë talentet e reja në fushën e letërsisë.
Ftojmë të gjithë dashamirët e artit dhe kulturës, që të jenë pjesë e këtij organizimi të veçantë dhe të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore në komunën tonë.
Aktiviteti do të mbahet ditën e hënë, më 23 mars 2026, nga ora 13:00, në sallën e Qendrës Kreative “Dukagjini”, në Pejë.