Drejtoria për Mirëqenie Sociale fton organizatat e shoqërisë civile, që operojnë në Komunën e Pejës të marrin pjesë në një sesion informues lidhur me Thirrjen Publike për subvencionimin e projekt-propozimeve me karakter social.
Ky sesion ka për qëllim informimin e drejtpërdrejtë të organizatave mbi prioritetet dhe përfshirjen e objektivave strategjike sociale në nivel komunal.
Sesioni informues do të mbahet më 09.03.2026, nga ora 10:00, në objektin e Kuvendit Komunal në Pejë.