Objektin e ri të SHFMU “Pjetër Budi” në Poçestë e inauguruan Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori i SHFMU”Pjetër Budi”, z.Addhe Krasniqi.
Ky institucion modern arsimor është ndërtuar për t’u ardhur në ndihmë nxënësve tanë, për t’i shërbyer dijes, zhvillimit, ëndrrave të brezave të rinj, duke ofruar hapësira bashkëkohore, kushte më të mira mësimore dhe një mjedis frymëzues për zhvillim arsimor e edukativ.
Arsimi mbetet prioriteti ynë kryesor me synimin, që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.