Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka pritën në takim Nënkryetarin e Federatës së Tenisit të Kosovës, z.Shkelzen Domi me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi, Klubi i Tenisit Peja dhe Nënkryetari i FTK-së, z.Domi morën aprovimin zyrtar për ndërtimin e fushës së pestë të tenisit, e cila do të jetë pjesë e resortit sportiv në Brestovik.
Ky projekt përbën edhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe në avancimin e sportit të tenisit.
Komuna e Pejës vazhdon të mbetet e vetmja komunë, që organizon edicionin e tetë të turneut ndërkombëtar “Peja Open 2025”, duke e rikthyer edhe njëherë qytetin e Pejës në epiqendrën e tenisit evropian dhe botëror.






