Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj priti në takim Drejtorin e ri të Misionit të OSBE-së, z.Cristiano Barale i shoqëruar nga një delegacion i Qendrës Rajonale të OSBE-së.
Delegacioni i OSBE-së, përbëhej nga Ushtruesi i Detyrës së Zyrtarit të Lartë për Demokratizim,
z.Aleksandar Vasiljević dhe Zyrtarja Vendore e Programit, znj.Sabina Mehmedović.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj e uroi z.Barale për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e tij në Kosovë dhe duke shprehur gatishmërinë e Kuvendit të Komunës së Pejës për bashkëpunim.
Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Komunës së Pejës dhe OSBE-së, si dhe për çështje që ndërlidhen me demokratizimin, themelimin e komiteteve, qeverisjen e mirë dhe zhvillimin lokal.



