Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtorë, përfaqësuesit të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, anëtarë të familjeve të dëshmorëve, dhe qytetarë të shumtë, sot benë Homazhe dhe vunë kurora me lule në varrezat e Dëshmove në Fshatrat Buqan, Baran dhe Kosuriq të Komunës së Pejës.
Duke përkujtuar jetën dhe veprën heroike të dëshmove të kombit nga këto fshatra, përfaqësuesi i kuvendit komunal Reshat Nurboja tha se sakrifica e dëshmorëve çdo here duhet përkujtuar dhe nderuar.
Ndërsa, Prend Marashi, përfaqësuesi i OVL – UÇK-së tha se kjo është edhe një dëshmi së dëshmoret e UÇK-së janë të pavdekshëm dhe se lufta e UÇK-së është luftë e Shenjtë. Është obligim i të gjithëve që çdo here të përkujtohen veprat e dëshmorëve të kombit.
Familjaret e dëshmorëve falënderuan të gjithë të pranishmit, për pjesëmarrjen në këtë përvjetor nderimi.