Në zyrën e takimeve Kryetari i Pejës Ali Berisha më bashkëpunëtor priti në një takim përshëndetës Komandantin e Brigadës Shumëkombëshe-Perëndim të KFOR-it Carlo Emiliani.
Në emër të Qeverisë Komunale dhe në emër të qytetarëve të Pejës ju falënderoj për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në ndihmesat që po i bëni për qytetarët dhe institucionet e Pejës dhe komunave fqinje. Unë poashtu shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe qeverinë Italiane dhe OJQ nga Italia që vazhdimisht po e ndihmojnë Kosovën e në veçanti Komunën e Pejës,u shpreh kryetari Berisha në fjalën përshëndetëse.
Shërbimi im në Pejë ka qenë i lehtë dhe me ka lenë përshtypje të mira. Unë shprehi falënderimet e mia dhe të ushtarëve të mi për juve Kryetar dhe stafin tuaj si dhe qytetarët e Pejës për respektin dhe nderin që po e bëni për neve,sidomos gjatë shëtitjeve të ushtarëve nëpër qytet të cilët kurrë nuk kanë pasur as provokimin më të vogël tha Komandant Emiliani.
Në zyrën e takimeve Kryetari i Pejës Ali Berisha më bashkëpunëtor priti në një takim përshëndetës Komandantin e Brigadës Shumëkombëshe-Perëndim të KFOR-it Carlo Emiliani.

