Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtor, priti Ministrin Kulturës Rinisë dhe Sportit Lutfi Haziri i shoqëruar nga drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri.
Kryetari Berisha, falënderoj ministrin për vizitën që po i benë komunës sonë, me çrast e informoj ministrin Haziri, me disa nga projektet në të cilat nevojitet përkrahja financiare e MKRS-së. Për veç projekteve të tjera të cilat i ka hartuar Komuna e jonë, si me primare i kemi ndërtimin e Stadiumit të Qytetit si dhe Festivalin e Filmit e cili do të organizohet në muajin Korrik të këtij viti.
Ndërsa Ministri Haziri falënderoj kryetarin e Pejës për pritjen e bërë dhe e përgëzoj për punën dhe sukseset e tij ne të mirë të qytetarëve. Haziri tha së, kjo vizitë është me qellim të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të ministrisë që drejtojë dhe komunës së Pejës. Sa u përket këtyre projekteve jemi zotuar së do ta mbështesim fazën e parë të ndërtimit të Stadiumit të Qytetit si dhe Festivalin e Filmit, por ne do të vazhdojmë për aq sa kemi mundësi ti Mbështesim edhe projektet tjera ne të ardhmen.
Ndërsa ata së bashku shkuan për të vizituar familjen e Besian Idrizaj-t, sportisti me renome botërore i cili ditë me parë ndërroj jetë nga një sulm në zëmër.
Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtor, priti Ministrin Kulturës Rinisë dhe Sportit Lutfi Haziri i shoqëruar nga drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri.

