Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, znj.Anu Prattipati.
Gjatë takimit kanë biseduar për projektet aktuale, të cilat janë duke u zhvilluar në Komunën e Pejës, si dhe për planet e ardhshme zhvillimore, që synojmë t’i realizojmë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë.
Kryetari Muhaxheri e falënderoi znj.Prattipati për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme, që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë qytetarëve të Pejës dhe gjithë Kosovës. Mirënjohës për partneritetin e fortë dhe mbështetjen e palëkundur në rrugën tonë drejt zhvillimit dhe përparimit.
l