Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë priti në takim Ambasadoren e Maltës në Kosovë, znj.Juliana Scerri Ferrante.
Në kuadër të këtij takimi u diskutua për projektet dhe punët e realizuara deri më tani gjatë këtij mandati, si dhe për iniciativat dhe vizionin për të ardhmen e qytetit tonë.
U veçuan sidomos investimet në infrastrukturë, zhvillimin e turizmit, si dhe projektet, që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Pejës.
Kryetari Muhaxheri shprehu falënderim për vizitën e Ambasadores dhe për mbështetjen, që Republika e Maltës ka treguar ndaj Kosovës dhe Pejës, duke theksuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve të mira dhe shkëmbimeve të dobishme mes dy vendeve.
Ky takim shënon një hap tjetër në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe hapjes së mundësive të reja për zhvillimin e qytetit tonë.