Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z.Borut Blaj.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe institucioneve sllovene.
Në fokus të bisedës ishin zhvillimi ekonomik, investimet e huaja, bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës, mjedisit, si dhe turizmit.
Po ashtu, u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave në qeverisjen lokale dhe ndërtimi i projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërkombëtare, në shërbim të qytetarëve.






