Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z.László István Dux, i cili viziton për herë të dytë qytetin tonë.
Në takim morën pjesë Sekretari i Parë, z.Aron Kerékgyártó dhe Asistentja, znj.Mirdita Bicaj.
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi institucional dhe mundësitë për thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.
Ambasadori Dux e uroi Kryetarin Muhaxheri për mandatin e katërt në krye të komunës.
Të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.



