Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë pritën në takim Drejtorin e Departamentit të Sportit në MKRS, z.Iber Alaj.
Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi për zhvillimin e sportit në komunën tonë, përfshirë Qendrën Nacionale të Xhudos, procedurat lidhur me lejen për Stadiumin e Qytetit të Pejës, ndërtimin e fushës sportive në fshatin Raushiq, si dhe investimet në palestër sipas kërkesave të FIBA-s, duke qenë se në muajin korrik Peja do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropian të Vajzave në Basketboll.
Bashkëbisedimi u fokusua në zhvillimin dhe avancimin e sportit në Komunën e Pejës, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë dhe sportistët e qytetit.
Po ashtu, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të projekteve të përbashkëta, me qëllim rritjen e cilësisë së aktiviteteve sportive dhe investimeve në këtë sektor.


