Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it (RC-W), Kolonelin Federico Mora.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në komunën e Pejës, rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe rolin kyç të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Kryetari Muhaxheri shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në shërbim të qytetarëve.
Kolonel Mora rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me synim zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e komunitetit.