Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë pritën në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal të Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të në Qeverinë e Malit të Zi, z.Ernad Suljević, së bashku me delegacionin shoqërues.
Pjesë e delegacionit ishin Sekretaret e Shtetit, znj.Mirsada Bošnjak dhe znj.Sehera Kurtagić, Shefja e Kabinetit të Ministrit, znj.Semra Kurpejović, Këshilltari i Ministrit, z.Emin Kasumović dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Malit të Zi, znj.Fedisa Dacić.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe institucioneve të Malit të Zi, me theks të veçantë në zhvillimin rajonal, realizimin e projekteve të përbashkëta investuese dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar komunikimin institucional dhe për të konkretizuar iniciativa, që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.






