Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në një takim të veçantë nxënësit e klasës së pestë të SHFMU “Dardania” në Pejë, të shoqëruar nga mësuesja e tyre, znj.Marigona Myrtaj.
Gjatë këtij takimi të ngrohtë dhe frymëzues, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e institucionit komunal, si dhe me rolin dhe përgjegjësitë, që ka pozita e Kryetarit.
Nxënësit e uruan Kryetarin Muhaxheri me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës!


















