Të pranishmit e uruan Kryetarin Muhaxheri për mandatin e tij të katërt dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në funksion të zhvillimit kulturor dhe komunitar të qytetit.
Gjatë takimit u diskutua për fuqizimin e aktiviteteve artistike dhe shoqërore, si dhe për bashkërendimin ndërmjet institucioneve lokale dhe sektorit të kulturës, me synim që Peja të vazhdojë të mbetet qendër aktive kulturore.
Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar të mbështesë të gjitha strukturat lokale, që kontribuojnë në mirëqenien, funksionimin dhe gjallërimin kulturor të komunitetit tonë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.



















