Asambleja Komunale do të mbajë mbledhjen e vet të rregullt të martën më 11.05.2010 ,në ora 10:00 në sallën e Kuvendit.
Në këtë takim do të shqyrtohet Raporti i Buxhetit Komunal (të hyrat dhe të dalurat) për përudhen janar-dhjetor 2009. Shqyrtimi dhe miratimi i dy Draft Vendimeve për Planin Rregullativ Urban për një pjesë të Bashkësisë Territoriale Qendër, Kapeshnicë dhe Karagaq dhe për bartjen dhe regjistrimin e palujtshmerive të ish OTHPB-së “Fabrika e Sheqerit” dhe Kooperativës Bujqësore “Rugova”,si dhe kooperativave tjera në territorin e Komunës së Pejës.
Në vazhdim të mbledhjes asambleistet do të shqyrtojnë edhe Draft –Rregulloren mbi ndarjen e Banesave Sociale në pronësi të Komunës së Pejës në shfrytëzim më qera për raste sociale.
Asambleja në këtë mbledhje do të shqyrtoi edhe disa çështje të tjera nga rëndi i punës.
Asambleja Komunale do të mbajë mbledhjen e vet të rregullt të martën më 11.05.2010 ,në ora 10:00 në sallën e Kuvendit