Asambleja Komunale në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Arbnesha Ajdini Nallbani,ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive dhe qytetarëve të shumtë u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tonë.
Është aprovuar ne mënyrë unanime propozimi i Grupit të Këshilltarëve të AAK-së që ish-Kryeadministratori i Kosovës Soren Jesen Petersen të shpallët qytetar nderi i qytetit të Pejës.
Unanimisht është aprovuar Plani Lokal i Administrimit të Mbeturinave në Komunën e Pejës.
Pas disa sugjerimeve nga Asamblistët është aprovuar propozimi i Drejtorisë së Arsimit,për shpalljen interes të përgjithshëm dhe dhënien ne shfrytëzim të pronës shoqërore për Shkollën e Mesme “Ali Hadri” për investim në profilet e bujqësisë për realizimin e donacionit të përfituar nga Organizata Qeveritare “DANIDA” e Danimarkës.
Janë aprovuar disa kërkesa të paraqitura nga DÇPJ dhe DUMM për shpalljen me interes të përgjithshëm dhe të ndërrimit të disa pronave për realizimin e Planeve Rregullative dhe Urbane të B.T Qendra,Kapeshnica dhe Karagaqi dhe për zgjerimin e rrugës publike në lagjen Fidanishte-Pejë,si dhe kërkesa e Ukë Nimonit për ndërrimin e pronës komunale me pronën private në fshatin Gllaviqicë të KK Pejë, është aprovuar pas vlerësimit të Komisionit komunal.
Takimi i radhës i Asamblesë Komunale pritet të mbahet ka fundi i Qershorit 2011.
Asambleja Komunale në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Arbnesha Ajdini Nallbani,ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive dhe qytetarëve të shumtë u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tonë.
