Asambleja Komunale në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Arbnesha Ajdini Nallbani,ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive dhe qytetarëve të shumtë u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tonë.
Pas diskutimeve dhe disa sugjerimeve nga këshilltarët me shumicë votash është aprovuar Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara Buxhetore për periudhën Janar-Dhjetor 2011.
Është aprovuar propozimi i DUMM për këmbim të pronës komunale me kompensim banesa,për ndërtimin e kompleksit banesor të pronarit privat Shkëlzen Hadergjonaj,këtu komuna përfiton 1400 metra katror hapësirë banimi.
Janë aprovuar tre propozimet e DÇPJ për ndarjen e trojeve për ndërtimin e shtëpive për disa familje dëshmorësh dhe veteraneve të UÇK-së,si dhe propozimi për shpalljen e tenderit për dhënien në shfrytëzim me qera të pronave komunale në zonën katastrale Kuqishtë K.K.Pejë,për ndërtim të fshatit turistik.
Është shqyrtuar dhe është aprovuar propozimi i DUMM për lejimin e hapësirës komunale për ndërtimin e shtatores së humanistes Nëna Terezë në Pejë.
Janë aprovuar rekomandimet e Komisionit Komunal për emërtimin e rrugëve,rrugicave dhe vendeve tjera publike për emërtimin e një rruge në qytetin e Pejës me emrin e ish Ministres së Jashtme të Suedisë Anna Lindh,dëshmore e lirisë së Kosovës,ajo për emërtimin e sheshit përball Hotel Dukagjinit me emrin Sheshi Shkëlzen Haradinaj,si dhe emërtimin e parkut të vogël me emrin Parku i Paqes Dr.Ibrahim Rugova.
E veçanta e këtij takimi është se të gjitha pikat e rendit të ditës janë aprovuar pas rekomandimeve nga Kryesuesja dhe diskutimeve nga Deputetet.
Asambleja Komunale në Pejë mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Arbnesha Ajdini Nallbani,ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive dhe qytetarëve të shumtë u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tonë.