Është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), për vitin 2026 e Kuvendit Komunal të Pejës, e kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në këtë mbledhje janë shqyrtuar raportet dhe rekomandimet e paraqitura nga Kryetari i Komunës dhe Drejtoritë e SHCK-së, sipas rendit të ditës:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KPF-së të datës 17.09.2025.
2.Shqyrtimi dhe rekomandimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2026.
3.Shqyrtimi dhe rekomandimi për formimin e komisionit për hartimin e Draft Statutit të Komunës së Pejës.
4.Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimi të Drejtorisë së Arsimit në Pejë për formimin e Komisionit për zgjedhjen e Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve të institucioneve publike edukativo-arsimore në Komunën e Pejës.
5.Shqyrtimi i informatës mbi procesin e legalizimit të objekteve në Komunën e Pejës.
6.Shqyrtimi i raportit monitorues për zbatimin e qëllimeve dhe objektivave nga PZHK, PU dhe PRP për vitin paraprak.
7.Shqyrtimi i raportit final financiar të Komunës së Pejës për vitin 2025.
8.Shqyrtimi i informatës mbi ndarjen e subvencioneve për vitin paraprak, si dhe plani për ndarjen e tyre për vitin 2026.
9.Shqyrtimi dhe rekomandimi i së Zyrës për Komunitete lidhur me procesin e kthimit dhe riatdhesimit për vitin paraprak, si dhe Plani i Zyrës për Komunitete për vitin 2026.
10.Shqyrtimi dhe rekomandimi i nismës për bashkëpunim Komunal Ndërkombëtar në mes të Komunës së Pejës nga Republika e Kosovës dhe Komunës së Kolobrzeg nga Republika e Polonisë.
11.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngrituara nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.





